Dy të dyshuar janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë sulmuar me thikë një burrë.
Sipas raportit policor, ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ndërkohë në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media










