Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fëmijët në Lipjan e therin me thikë një person

nga Kaltrina Berila1 qershor 2024
Fëmijët në Lipjan e therin me thikë një person

Mbrëmë në fshatin Llugaxhi të Lipjanit janë arrestuar dy fëmijë, pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht me thikë një burrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës viktima është dërguar në QKUK per trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-të mitur, pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa si provë materiale është konfiskuar një brisk”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →