Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy të arrestuar për vrasjen e 33 vjeçarit në Ferizaj

nga Egzona Mehmeti13 dhjetor 2019

33 vjeçari mbrëmë u gjetë i pajetë

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot njoftoi se ndaloi në kohëzgjatje prej 48 orësh, 2 persona të dyshuar për vrasjen e 33 vjeçarit në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, një person u ndalua nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa personi tjetër u ndalua për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” .

Hetuesit rajonal mbrëmë rreth orës 19:00 arritën  të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B. 33 vjeçar nga Ferizaj, i cili ishte shpallur i zhdukur më 9 dhjetor. Trupi i viktimës u gjet skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →