Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve

nga E.Bullaku3 shtator 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy vdekje të dyshimta në vendin tonë.

Në Suharekë rreth orës 12:42, një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa në Prizren rreth orës 8:35 është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →