Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy viktima në Kroaci nga Rahoveci, Latifi shpreh ngushëllime

nga Venera Grabanica25 korrik 2021

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se në mesin e viktimave në aksidentin në Kroaci janë edhe dy persona nga Komuna e Rahovecit.
Latifi ka bërë të ditur se është nisur për në Kroaci, që të solidarizohem me familjarët e bashkëatdhetarët në këto momente të rënda, teksa ka shprehur ngushëllime për dy familjet e viktimave.
“Familjeve Kastrati dhe Bellanica u shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Mëngjesin e së dielës vendi u trondit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku 10 persona humbën jetën, mbi 40 u lënduan nga vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →