Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dyshohej për një mjet shpërthyes në Prishtinë, policia jep detaje

nga Gentrita Xhemajli17 shtator 2025
Dyshohej për një mjet shpërthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar në rrugën ‘’Zija Shemsiu’’ në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se sot rreth orës 19:00, Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Prishtinë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Pllana. /21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →