Një person është lënduar rëndë nga një mjet shpërthyes në Gjakovë, Policia jep detaje për RTV21
Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e kontaktit që ka pasur me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.
Ttutje ai bëri të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK./21Media









