“E kanë kursyer se është vajza e Jusuf Gërvallës”, Zeka: Nuk është dashur fare, fare të tolerohet
(Lajm i përditësuar)
“E kanë kursyer se është vajza e Jusuf Gërvallës”, Zeka: Nuk është dashur fare, fare të tolerohet
Analisti Milaim Zeka, ”Click” në RTV21,ka komentuar përplasjet politike dhe kritikat ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Duke folur në emisionin Zeka ka thënë se disa figura politike kanë treguar përmbajtje në kritikat ndaj Gërvallës për shkak të prejardhjes së saj familjare.
Sipas tij, Ramush Haradinaj, Artan Behrami dhe të tjerë kanë hezituar të përdorin kritika më të ashpra ndaj saj.
“Ramush Haradinaj, Artan Behrami e shumë të tjerë thoshin: nuk mundemi me gjujtë sepse është vajza e Jusuf Gërvallës. Xhemajl Abria ka thënë: nuk është mirë me lënë fëmijët pas vetes së njerëzve të mëdhenj. Donika Gërvallën është dashur 100 herë më fuqishëm ta sulmojnë, nuk është dashur fare, fare të tolerohet”, ka deklaruar Zeka.
“Albin Kurti mund të zhduket befasisht nga politika”, paralajmërimi i Milaim Zekës në Click
Analisti dhe gazetari Milaim Zeka në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se rikthimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe liderëve të tjerë të UÇK-së nga Haga mund të sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike të Kosovës.
“Edhe në rast se nuk kyçet në politikën e Kosovës, do të luajë rol vendimtar për ndryshime pozitive në skenën politike. Edhe burgu reflekton, është përvojë e madhe”, ka deklaruar Zeka.
Sipas tij, një vendim për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi mund të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në raportet politike në Kosovë, duke paralajmëruar ndryshime të mundshme në skenën politike.
Zeka ka vlerësuar se njëri prej kundërshtarëve më të mëdhenj politikë të kryeministrit Albin Kurti mund të jetë Rexhep Selimi, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj zhvillimeve të viteve të fundit.
“Rexha nuk ia fal kryeministrit të vendit që për gjashtë vite të mos dalë të flasë për Hagën”, ka thënë Zeka në “Click”.
Zeka: Hashim Thaçi do ta kishte nxjerrë Albin Kurtin jashtë loje për një javë
Analisti Milaim Zeka në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar se PDK nuk ka treguar aftësi të mjaftueshme në negociatat politike me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se, sipas tij, situata do të ishte menaxhuar ndryshe nëse në krye të partisë do të ishte Hashim Thaçi.
Zeka deklaroi se Thaçi, sipas vlerësimit të tij, do ta kishte zgjidhur situatën politike brenda një jave, qoftë duke arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, qoftë duke e lënë Albin Kurtin jashtë lojës politike.
“PDK nuk ka ide të negociatave me LVV. Besom, me qenë Hashim Thaçi, aq mirë do ta kishte luajtur lojën me Kurtin, sa ose do ta kishte qeverinë për një javë dite, ose do ta kishte Albin Kurtin jashtë loje. Ju njerëzit kryesorë i keni në VV, 100 herë më afër jeni ju me VV sesa LDK”, deklaroi Zeka.
“Kurtit nuk ia ndjen për taborin e Adem Jasharit, është në taborin e Rahman Morinës”, Zeka
Analisti Milaim Zeka në ”Click” të RTV21 ka akuzaar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai po e mban Kosovën në një gjendje anarkie dhe duke e krahasuar politikisht me Rahman Morinën
Zeka tha se, sipas tij, Kurti nuk identifikohet me frymën e komandantit legjendar Adem Jashari, por me atë që ai e quajti “tabori i Rahman Morinës”.
“Albin Kurti do ta mbajë Kosovën në anarki. Atij nuk ia ndien të jetë në taborin e Adem Jasharit, sepse tabori i Adem Jasharit është minoritet, ndërsa tabori i Rahman Morinës është shumicë dhe ai është në taborin e Rahman Morinës”, deklaroi Zeka.








