Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E quajti jorelevant, Hoti i kundërpërgjigjet Osmanit

nga B G17 korrik 2025
E quajti jorelevant, Hoti i kundërpërgjigjet Osmanit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ndaj presidentes Vjosa Osmani pasi kjo e fundit në një konerencë për media e quajti atë jorelevant.

Hoti kritikoi Osmanin duke thënë se po i mbaron mandati pesëvjeçar në krye të shtetit pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

“Pesë vjet demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vjet në shërbim të agjendës shtet-rrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa.
Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës.”

Më tej Hoti kritkoi Osmanin për qëndrimin e saj rreth situates aktuale në Kuvendin e Koosvës

“asnjë fjalë nuk e flet për vendimet e organeve të drejtësisë që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo.”, tha ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →