Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani e quajti arrogant, i kundërpërgjigjet Hoti

nga RTV219 shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares Vjosa Osmani pasi ajo e quajti “arrogant”. Hoti tha se Osmani do ta kuptojë se është gabim pas tri viteve.

“Nuk e di nuk mundet me fol askush për vete, por besoj që jam personi i fundit që dikush mundet me më quajt arrogant. Mund të kem të meta tjera si të gjithë njerëzit, por këtë s’e kam. Mund të numërojë 119 deputetë të Kuvendit që mund të themi se mund të bëjnë punën më mirë se ajo, por kjo është krejt relative. Por për dallim prej një pjese të opozitës që historikisht janë gabim dhe kurrë s’e kanë kuptuar se janë gabim, zonja Osmani e kupton se është gabim pas tri viteve”, deklaroi Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →