Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edhe 3 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

nga Kaltrina Berila23 shkurt 2022

Tre presona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit sot në Kosovë. Nga testimi i 2 mijë e 840 mostrave kanë rezultuar 257 raste pozitive.
Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 mijë e 502.
Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 57.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1 mijë e 5 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 809 mijë e 730 doza të vaksinës. Deri më sot 814 mijë e 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa, janë dhënë edhe 96 mijë e 643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →