Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Edhe dy zona për kërkim-shpëtim në Turqi

nga Venera Grabanica19 shkurt 2023
Edhe dy zona për kërkim-shpëtim në Turqi

Kanë mbetur vetëm edhe dy zona për kërkim-shpëtim në Turqi pas një tërmeti që vrau dhjetëra mijëra njerëz, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë.
Kërkimet do të vazhdojnë në Kahramanmaras dhe Hatay, tha shefi i agjencisë, shkruan BBC.

Të mbijetuarit po nxirreshin ende nga rrënojat të premten, por shpresat po shuhen për të gjetur dikë tjetër të gjallë.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti në Turqi të dielën. Udhëtimi i tij ishte planifikuar para katastrofës.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz – 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri – kanë mbetur të vdekur.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44,000 njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore./21Media
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →