RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë i tha gruaja Macronit pas shuplakës

nga Venera Grabanica28 maj 2025
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë i tha gruaja Macronit pas shuplakës

Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë përfshirë nga një video virale që tregon një moment të çuditshëm mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte.

Në pamjet e regjistruara në aeroportin e Hanoit, Brigitte shihet duke e goditur lehtë në fytyrë presidentin, çka ka ngjallur reagime të shumta dhe debate mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Ngjarja ndodhi në nisje të një turneu aziatik të Macron. Në video, teksa dera e avionit hapet, Macron ndodhet ende brenda. Pikërisht në atë çast, Brigitte e shtyn butësisht në fytyrë.

Presidenti, i kapur në befasi, përpiqet të ruajë qetësinë dhe përshëndet me një “Bonjour” të sforcuar.

Duke u përballur me interesin e madh të publikut, portali britanik Express angazhoi një ekspert të leximit të buzëve për të analizuar komunikimin e çiftit në atë moment.

Sipas ekspertit, pasi Brigitte e shtyn Macron-in, ai përpiqet të qetësojë situatën duke i zgjatur dorën.

“Ndërsa dera e avionit hapet, shihet presidenti Macron duke u kthyer nga Brigitte. Në një moment të papritur, ajo e shtyn lehtë në fytyrë. Kur kupton se dera tashmë është hapur dhe stafi po i shikon, Macron duket në siklet dhe ngre dorën me një përshëndetje të sforcuar: ‘Bonjour’ (Përshëndetje)” – tha eksperti për Express.

“Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet në parmak. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë’” – pretendon eksperti.

Macron më pas, sipas leximit të buzëve, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë: “Të përpiqemi, të lutem?”

Përgjigjja e Brigitte-s është e shkurtër: “Jo.” Ndërkohë, presidenti e përfundon bisedën me një shprehje fytyre të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” – që përkthehet: “E kuptoj”.

Ky moment vazhdon të diskutohet gjerësisht në rrjetet sociale me opinione të ndara mes atyre që e shohin si një shaka të pafajshme dhe atyre që dyshojnë për tensione të fshehura në çift.

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →