Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Ekzekutohet pagesa për punëtorët që përfitojnë nga subvencionimi i pagave

nga Kaltrina Berila12 maj 2021

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se të premten që vjen, pritet të bëhet ekzekutimi i pagesave edhe për grupin tjetër.

“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procedohet të premten”, ka shkruar ai në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka ndarë në fund të muajit prill 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve të cilat me vendim të Qeverisë u mbyllën për dy javë, nga 7-18 prill për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →