RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Eliza Hoxha e pikëlluar për vdekjen e Vjosa Berishës: Kishe aq shumë ëndrra

nga Venera Grabanica23 qershor 2022

Artistja Eliza Hoxha, është shprehur e pikëlluar pas vdekjes së producentes Vjosa Berisha.
Hoxha ka shkruar se Vjosa ka pasur shumë ëndërra, dëshira dhe vullnet për Kosovën.
“Ah bre Vjosë. Herët shumë herët… Kishe aq shumë andrra, dëshira e vullnet me e bo këtë vend ma të mirë. Aq shumë forcë edhe në ditët e vështira për t’i inkurajuar edhe të tjerët me vazhdu, se jeta ja vlen çdo minutë të saj. Pushofsh në paqen e përjetshme! Faleminderit për mësimet, energjinë e mirë dhe trashëgiminë e lënë në shoqërinë kosovare”, ka shkruar Eliza në rrjetet sociale.
Sot ka vdekur producentja, Vjosa Berisha. Lajmi u bë i ditur nga bashkëshorti i saj, regjisori Fatos Berisha./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →