Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Embargoja e naftës do të jetë e dhimbshme për anëtarët e BE-së, tha kancelari austriak

nga Egzona Mehmeti31 maj 2022

Një embargo e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse do të jetë e dhimbshme për anëtarët e bllokut si dhe për Moskën, sipas kancelarit austriak, Karl Nehammer.
“Vendimi për të vendosur embargon e naftës është një masë që sigurisht do të jetë e dhimbshme në vetvete për vendet anëtare”, tha të martën Nehammer pas arritjes në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian në Bruksel.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.
Nehammer tha se embargoja e gazit nuk do të përfshihet në këtë paketë të re sanksionesh.
“Gazi sillet shumë ndryshe nga nafta për sa i përket sigurisë së furnizimit”, tha ai. “Është shumë më e lehtë të kompensosh naftën duke mos përdorur naftën ruse”.
Marrëveshja do të ndalojë 90%  të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Nafta ruse e dërguar me cisterna do të ndalohet, ndërsa do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor të tubacionit Druzhba, i cili përbën 10% të importeve të naftës ruse, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një samiti në Bruksel. Segmenti verior i gazsjellësit i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë rënë dakord për embargon. Pjesa jugore shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →