📰 Lajme
“Ëndërr me sy qel”, Muhaxheri: Albini nuk e lë Ramushin president
nga Venera Grabanica10 qershor 2026
(Lajm i përditësuar)
“Ëndërr me sy qel”, Muhaxheri: Albini nuk e lë Ramushin president
Analisti politik Arton Muhaxheri ka komentuar zhvillimet politike dhe mundësinë e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se situata aktuale mund të çojë sërish në zgjedhje të reja.
Sipas tij, nuk do ketë një qeveri stabile pasi që ''Kurti i ka venods kritret e veta dhe nuk ka shanca me i tejkalu'' “Janë ëndërr me sy me sy qel sepse Albini nuk e lë Ramushin president, nuk e lë Vjosën. Ai do një president që e dëgjon. Ai i ka qit kriteret, nuk ka shanca me i tejkalu kriteret që i ka vendos vet për formimin e qeverisë. Unë mendoj që do të kemi zgjedhje”, tha Muhaxheri.Analisti politik Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar renditjen e kandidatëve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se votuesit kanë dhënë një mesazh të qartë për disa deputetë.
“Unë çka vërejta te lista e VV-së është se votuesi i VV-së ka filluar me u emancipuar. Në fund të listës i ka futur ata që mezi po bëhen deputetë. I ka dërguar në fund të listës disa deputetë që para këtyre zgjedhjeve kanë qenë në mes ose në fillim”, tha Muhaxheri, teksa shtoi ''Nuk po dojnë më hajgarexhinj në Kuvend”.
