Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Endriti tregon ”kohën kur kishte kush të kujdesej për Kosovën”

nga Miranda Beqaj6 nëntor 2021

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një reagim në lidhje me mosftesën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin për Demokraci.
Endriti ka postuar disa fotografi në ”InstaStory”, ku shihet babai tij dhe udhëheqësit e SHBA-së ndër vite.
Në të gjitha prej tyre Endriti ka vendosur të njëjtin mbishkrim.
”Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.







Kujtojmë që, edhe pak javë kanë mbetur nga Samiti për Demokraci i përfolur shumë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Pjesëmarrës do të jenë udhëheqës të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, ku diskutimi do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia dhe do të ofrojë një platformë ku udhëheqësit angazhohen, individualisht ose kolektivisht, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në këtë samit ndërsa, Kosova bashkë me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, kanë mbetur jashtë Samitit për Demokraci.
Samiti pritet të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →