Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Erdogan uron Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit

nga RTV214 maj 2017

Erdogan ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan uroi përzemërsisht Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen në postin e Presidentit.

Erdogan në një bisedë telefonike me Ilir Metën e falenderoi për kontributin e dhënë si Kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Erdogan ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi.

“Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabilteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vellazërore midis 2 vendeve. Forcimi i marrëdhënieve tona do i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, tha Meta gjatë bashkëbisedimit me Erdogan.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →