Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj uron Metën për postin e ri

nga Kaltrina Berila28 prill 2017

Ramush Haradinaj e uroi për postin e presidentit

Ilir Meta është zgjedhur President i Shqipërisë. Grupi parlamentar i PS e ka votuar unanimisht zgjedhjen Metës në krye të shtetit shqiptar.

Për zgjedhjen e tij e uroi edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili i tha se do të punoni me përkushtim për zhvillimin e Shqipërisë.

“Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai gjithashtu tha: Mbetem me shpresë poashtu se zgjedhja e Juaj, do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!

Haradinaj në fund shprehu mirënjohje për punën e Bujar Nishanit.

Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71. Ai bëhet kështu presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →