RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Është ende lojtar i Barcelonës, Dest: Do ta jap maksimumin të qëndroj te Milani

nga Venera Grabanica16 shtator 2022

Një nga lojtarët që këtë merkato verore u largua nga Barcelona ishte edhe mbrojtësi amerikan, Sergino Dest, i cili iu bashkua kampionit italian, AC Milan.
Dest kaloi te “Rossonerët” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por tani shpreson që qëndrimi i tij në “San Siro” të jetë më i gjatë.
Mbrojtësi amerikan tha që është tejet i lumtur te kampioni italian, dhe se do të jap maksimumin për ta vazhduar karrierën te Milani, pavarësisht se është ende lojtar i Barcelonës.
“Është një opsion i blerjes në kontratë mes Milanit dhe Barcelonës, kështu që unë do ta jap maksimumin nga vetja këtu sepse shpresoj se Milani do të më transferoj në një marrëveshje të përhershme”, tha Dest.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe do ta jap 100% vetëm për të qëndruar”, shtoi më tej ylli amerikan.
Që prej transferimit te Barcelona nga Ajaxi, Sergino Dest ka arritur të bëjë 71 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar tre gola dhe katër asistime mbi emrin e tij, kurse tani është huazuar deri në fund të sezonit te Milani.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →