Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​“Fadil Vokrri” ndez dritat për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

nga Venera Grabanica21 maj 2026
​“Fadil Vokrri” ndez dritat për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Ferizaj dhe Dukagjini. Ndeshja do të luhet në stadiumin stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Të dy skuadrat synojnë ta shkruajnë historinë, pasi kërkojnë trofeun e parë të Kupës së Kosovës. Për Ferizajn kjo finale vjen në një sezon të vështirë në kampionat, ndërsa Dukagjini synon ta kurorëzojë edicionin me suksesin më të madh në histori të klubit.

Interesimi për këtë finale ka qenë i madh gjatë ditëve të fundit, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën që pritet të sjellë atmosferë spektakolare në kryeqytet.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →