‘Fast Kosova’ arreston dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përkatësisht Fast Kosova në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, në dy raste të ndara ka arritur të arrestoi dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare.
Sipas njoftimit për media, thuhet se në rastin e parë më 9 janar 2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi turk M.K., (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale ‘Trafikim me Narkotik’, i dënuar në Turqi me 22 vjet e 6 muaj burgim.
“Me urdhër të prokurorit kompetent të prokurorisë themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, në rastin e dytë më 9 janar 2024, rreth orës 14:30, njësiti FAST, pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit turk I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale ‘Grabitje’, i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim./21Media








