Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Faton Peci kandidat për Mitrovicën, Kurti: Sot është ministër në detyrë, në vjeshtë do të jetë kryetar

nga Gentrita Xhemajli26 qershor 2025
Faton Peci kandidat për Mitrovicën, Kurti: Sot është ministër në detyrë, në vjeshtë do të jetë kryetar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se Faton Peci do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kurti e cilësoi Pecin si “ministrin më të suksesshëm të Bujqësisë” dhe një “bashkëpunëtor shembullor” gjatë qeverisjes së përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo.

“Fatoni e don shumë Mitrovicën e tij, e ai i duhet Mitrovicës sonë. Sot është ministër në detyrë. Në vjeshtë, Faton Peci do të jetë kryetar në krye të detyrës,” – shkroi Kurti.

Ai ndër të tjera tha se Peci, aktualisht bashkëkryetar i Partisë Guxo, ka mbështetjen e plotë të koalicionit qeverisës për garën në Mitrovicë, duke theksuar rolin e tij në qeverisje dhe lidhjen e tij të ngushtë me qytetin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →