Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Festë me dehje, rrahje dhe aksident – 50 thirrje në Ndihmën e Shpejtë

nga Egzona Mehmeti1 janar 2022

Dehje, rrahje dhe lëndime nga një aksident – janë shkaqet për të cilat pati thirrje nga qytetarët në Ndihmën e Shpejtë gjatë ndërrimit të motmoteve.
Siç njoftoi sot ministri i Shëndetësisë së Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe më së shumti thirrje pati për shkak të dehjes, ndërkaq më pak për shkak të rrahjeve dhe një aksidenti trafiku.
“Në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë ka pasur rreth 50 thirrje, numri më i madh kanë qenë pacientë që kanë qenë të alkoolizuar, më pak pacientë pas përleshjes fizike dhe më pak nga një aksident tragjik”, tha Filipçe para Klinikës Gjinekologjike, ku njoftoi për lindjet e para në vitin 2022.
Qytetarët ndihmë kërkuan edhe në Klinikën e Toksikologjisë. Mbrëmë janë pranuar 17 pacientë. 11 janë pranuar për shkak të dehjes dhe pas trajtimit të gjithë janë mirë, shkruan TV21./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →