Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Fetai shpalos planin me katër shtylla për Qeverisje të mirë

nga Gentrita Xhemajli27 qershor 2025
Fetai shpalos planin me katër shtylla për Qeverisje të mirë

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai në një dalje për media bëri të ditur se Qeveria ka hartuar plan për Qeverisje të mirë, transmeton TV21.

Siç bëri të ditur Fetai plani bazohet në katër shtylla. Shtylla e parë, siç tha Fetai ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, e dyta fuqizimi i kapaciteteve për hetime financiare dhe konfisktim të pasurisë të paligjshme, e treta transparenca dhe qasja në informacione për qytetarët dhe shtylla e 4 – dialog strategjik me shoqërinë civile.

Tutje Fetai potencoi se në vitin e parë të Qeverisë janë angazhuar për të kthyer besimit dhe ndërtimin e shtetit që meriton qytetari.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →