Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Taravari vizitën e parë si ministër i Shëndetësisë e realizoi në Prishtinë

nga B G26 qershor 2024
Taravari vizitën e parë si ministër i Shëndetësisë e realizoi në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i shoqërur nga Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, si dhe deputeti Bekim Qoku, vizitën e parë e realizoi në Prishtinë me homologun Arben Vitia. Këtë e bëri të ditur Taravari në rrjetin social Facebook.

Taravari shkruan: Me Arbenin, zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve tona respektive për periudhën në vijim. U pajtuam për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive tona, si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →