Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

FFK i tha “po” Ademit, “jo” Vokrrit

nga Kaltrina Berila23 mars 2022

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) edhe zyrtarisht ka vendosur që të mos e pranojë kandidaturën e Gramos Vokrrit për të parin e kësaj federate, ndërkohë që e ka aprovuar atë të kryetarit aktual Agim Ademi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e komisionit të posaçëm të formuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që do të mbahen më 6 prill.
Sipas vendimit të FFK-së, kandidatura e Vokrrit është refuzuar për shkak se nënshkrimet siguruara nga ai të KF Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana kanë qenë të kontestueshme.
Ndërsa, kandidatura e Agim Ademit, sipas FFK- së, ka plotësuar të gjitha rregullat e kërkuara sipas normativës ligjore të kësaj federate.
Vendimin dhe arsyetimin e FFK-së mund ta lexoni këtu./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →