RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Krimeja është Rusi, për këtë nuk mund të diskutohet”

nga RTV2120 prill 2017

Kandidati për President të Francës konfirmon miqësinë me Rusinë

Rusia nuk do të largohet kurrë nga Gadishulli i Krimesë, i cili historikisht është pjesë e territorit rus, deklaroi kandidati i Partisë Republikane për President të Francës, François Fillon.

Ai me këtë rast tha se është e pakuptimtë të flitet se Rusia duhet të tërhiqet nga Krimeja, ngase kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.

Sipas fjalëve të Fijonit, gjatë trajtimit të çështjes së Krimesë duhet të merren parasysh dy parime bazë, por të cilat bien ndesh mes vete, e që janë respektimi i kufijve dhe e drejta e popullit për vetëvendosje.

Në intervistën dhënë për gazetën Figaro, Fillon tha se nga këndvështrimi historik dhe kulturor, askush nuk mund të mohoi se Krimeja është ruse.

Fillon është konsideruar si favorit për të fituar zgjedhjet në Francë, deri në momentin kur doli në sipërfaqe afera e korrupsionit, në të cilën pretendohet se Fijon ka qenë i përfshirë.

Fillon akuzohet se i ka siguruar biznese dobiprurëse bashkëshortes së tij, Penelop,transmeton rtv21.tv

Hetimet janë të përqendruara edhe në punësimin e bashkëshortes së Fijonit në një revistë të kulturës, në të cilën ajo nga maji i vitit 2012 deri në dhjetor të vitit 2013 ka marrë një pagë mujore prej 5 mijë euro.

Fijon qysh më herët ka theksuar se kundërshton grindjen e Evropës dhe NATO-s me Rusinë dhe se nuk i frikësohet fare aleancës së mundshme mes presidentit amerikan, Donald Tramp dhe Presidentit rus, Vlladimir Putin, e madje tha se kjo aleancë është e dëshirueshme.

Fijon madje ka kundërshtuar edhe sanksionet e Evropës kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes së Moskës në konfliktin në Ukrainë dhe cilësohet si mik i Putinit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →