Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fillon seanca ndaj Oliver Ivanoviqit, prokurori lexon aktakuzën

nga Kaltrina Berila5 shkurt 2021

Në departamentin për krime të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi fillestar për gjashtë të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Kryetari i Trupit Gjykues, Valon Kurtaj tha se në këtë seancë mediat mund të qëndrojnë deri sa të lexohet aktakuza, ndërsa pas kësaj më pas nuk lejohet xhirimi më tutje.

Aktualisht prokurori i rastit, Blerim Isufaj është duke e lexuar aktakuzën me të cilën ngarkohen gjashtë të akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara të cilët ngarkohen me veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i fshehtësisë zyrtar dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare duke manipuluar me prova.

Ish politikani serb , Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar 2018.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →