Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Filmi vazhdimësi “The Batman 2” , në zhvillim

nga B.K27 prill 2022

Aktori Robert Patinson sërish me rol në filmin e ri vazhdimësi “The Batman 2”.
Ky film është duke u zhvilluar, ka bërë të ditur regjisori Matt Reeves.
Rivs, lajmin për dashamirët e tij e bëri të ditur gjatë festivait ComicCon në Las Vegas, ku tha se Patinson do të paraqitet sërish me rolin e Betmenit. Megjithatë ai nuk bëri të ditur se kur do të shohim filmin.
Filmi “The Batman”, i cili zgjatë tri orë, u debutua në ekranin e madh muajin mars me fitim të 134 millionë dollarëve në Amerikën Veriore, dhe u bë filmi më fitimprurës i vitit. Ai në mbarë globin deri më tani fitoi 760 milionë dollarë.
“The Batman” arriti shikueshmëri edhe në HBO Max, ku që në javën e parë të lansimit fitoi 4.1 milionë dollarë. Kjo bëri që ai të kryesojë në radhë të filmave më të shikuar të Warner Bros, si seriali Suicide Squad, filmi Dune, Wonder Woman 198 dhe The Matrix Resurrections.
“The Batman” është filmi i parë i lansuar në kinema i Warner Bros që prej filmit të Christopher Nolan “Tenet”, që u lansua në gusht të vitit 2020.
Në filmin “The Batman”, personazhi Riddler rolin e të cilit e luan Paul Dano, që është një vrasës serik, fillon të vrasë figurat kyçe politike në Gotham. Kjo e detyron Batman të hetojë rreth korrupsionit të fshehur në qytet.
Në film me role paraqiten edhe: Zoe Kravitz, Colin Farrell, Jeffrey Wright dhe Andy Serkis./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →