Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Finalja mes Liverpoolit e Real Madridit, ja për kë do të bëjë tifo Mourinho

nga B.K6 maj 2022

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka treguar se do të bëjë tifo që Real Madridi të mposht Liverpoolin në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli siguroi biletën drejt finales në Paris pasi që e eliminoi në gjysmëfinale Villarrealin, ku brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 5:2 në favor të gjigantit anglez.
Në anën tjetër, Reali e shokoi Manchester Cityn, ku e mposhti brenda dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 6:5.
Ndërkaq, mbrëmë skuadra e Mourinhos, Roma, e eliminoi Leicester Cityn në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, dhe pas ndeshjes, trajneri portugez nuk mund ta mbante vetën, ku tha se do ta përkrah Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit
“Nëse ma lejoni një mesazh për një trajner i cili është shoku im, i madhi Carletto, le të shkojmë të dy dhe t’i fitojmë finalet”, tha Mourinho për “Sky Italia”.
Më 28 maj me fillim nga ora 21:00, “Stade de France” do të jetë nikoqir i super finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →