Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli shpreson në mrekulli kundër Real Madridit, formacionet zyrtare

nga B.K15 mars 2023
Liverpooli shpreson në mrekulli kundër Real Madridit, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Anfield Road” përfundoi me fitore bindëse të Realit me shifrat 5:2, dhe Liverpooli tani shpreson në mrekulli, për ta eliminuar kampionin evropian nga gara.

Në pesë ndeshjet e fundit, formë më të mirë ka skuadra e Realit, e cila ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe një humbje, krahas Liverpoolit që ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë problem me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqitet Alaba, kurse te Liverpooli mungojnë Bajcetic, Diaz, Henderson, Ramsay, Thiago dhe Gomez.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner; Salah, Diogo Jota, Gakpo; Darwin Nunez.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →