Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Fitore e madhe e Dukagjinit

nga Venera Grabanica26 tetor 2022

Dukagjini shënoi sot fitore të madhe ndaj Llapit në Podujevë, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 12 të elitës së futbollit kosovar. Llapjanët i humbën dy penallti, ndërsa mysafirët fituan 1:0.Dukagjini ka shënuar të mërkurën fitoren e tretë sezonale, duke mundur Llapin në Podujevë në ndeshjen e mbetur të xhiros së 12 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Klina fitoi 1:0 në “Zahir Pajaziti”, në një ndeshje ku Llapi humbi dy penallti.
Në fund të pjesës së parë, portieri i ekipit nga Klina, Kenan Haxhihamza, priti penalltinë e Gerhard Prognit.
Dukagjini kaloi në epërsi katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Iljasa Zulfiun.
Llapi e fitoi një tjetër penallti në fund të ndeshjes, por përsëri Haxhihamza e ndali atë, duke ia mohuar golin kësaj radhe Ilir Krasniqit dhe ndeshja u mbyll 0:1.
Pas humbjes së dytë me radhë, Llapi mbetet i gjashti me 13 pikë, ndërsa Dukagjini ngritet në vendin e tetë me 12 pikë.
Në fundjavë llapjanët janë nikoqirë të Dritës, ndërsa skuadra nga Klina luan në udhëtim ndaj Gjilanit./21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →