Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Fitore për Prishtinën e Gjilanin, Llapi e pëson nga Trepça ‘89

nga Venera Grabanica15 prill 2023
Fitore për Prishtinën e Gjilanin, Llapi e pëson nga Trepça ‘89

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, Gjilani e ka mposhtur 2:0 si mysafir skuadrën e Malishevës.

Fitoren gjilanasve ia siguruan golat nga Oltion Bilalli (minuta e 12’) dhe Mevlan Zeka (minuta e 31’).

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Prishtina, e cila në “Fadil Vokrri” e mposhti me rezultat solid 2:0 skuadrën e Ferizaj.

Golat për skuadrën e Debatik Currit i shënuan Leotrim Kryeziu nga penalltia (minuta e 44’) dhe Endrit Krasniqi (minuta e 77’).

Ndërkaq, ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit përfundoi me fitore të mitrovicasve, ku pas 90’ minutave lojë rezultati final në “Riza Lushta” është 2:1.

Rezultatet finale:

Malisheva 0:2 Gjilan

Prishtina 2:0 Ferizaj

Trepça ’89 2:1 Llapi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →