Një video e postuar në mediat sociale tregon se trupat ukrainase kanë rimarrë territorin nga forcat ruse pranë qytetit verior të Chernihiv.
Një numër i forcave ukrainase shihen në video në fshatin Sloboda, rreth 12 milje nga Chernihiv.
Fshati është jetik për përpjekjet e Ukrainës për të thyer rrethimin rus të Chernihiv. Do të ishte gjithashtu një nga fitoret e para të mëdha në thyerjen e rrethimit, transmeton rtv21.tv.
Videoja është gjeolokuar dhe autenticiteti i saj është verifikuar nga CNN.
Pamjet tregojnë një tank rus të bombarduar. Në rrugët e fshatit, përveç forcave ukrainase, shihet një tym i bardhë.

Chernihiv, rreth 145 kilometra në verilindje të Kievit, u vu nën “sulm kolosal” të mërkurën, sipas kryebashkiakut të qytetit. Sulmet vazhduan gjithashtu në periferi të Kievit, vetëm një ditë pasi Rusia pretendoi se po zvogëlonte fushatën e saj ushtarake pranë kryeqytetit dhe zonës përreth. Përparimet ruse në Kiev dhe Chernihiv kishin ngecur përpara njoftimit të Moskës./21Media









