Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Në Chernihiv vazhdon gërmimi i varrezave

nga Miranda Beqaj23 prill 2022

Kreu i këshillit të qytetit, Oleksandr Lomako ka bërë të ditur se më shumë se 700 civilë janë vrarë në qytetin verior të Chernihiv.
Tre javë pasi trupat ruse hoqën rrethimin e tyre të qytetit, varre të reja janë ende duke u gërmuar në varrezat kryesore.
”Dy fusha janë plot me varre dhe një e treta po gërmohej nga toka kur ishim ne atje. Rreth një e katërta kishin lule, llamba, fruta dhe sende të tjera të vendosura pranë tyre, gjë që sugjeronte se ata ishin vizituar nga të afërmit e të ndjerit. Por pjesa tjetër ishte shënuar me pllaka në shkopinj druri që tregonin emrat, si dhe datat e lindjes dhe vdekjes”, ka thënë Lomako.
Ky i fundit ka shtuar se e kanë takuar një grua që po kërkonte varret e motrës dhe burrit të saj, të cilët ishin vrarë nga granatimet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →