⚽ Sport
Florentina Kallaba, kandidate për të referuar në Kupën e Botës në futsall
nga B G7 shkurt 2024
Gjyqtarja kosovare e futsallit, Florentina Kallaba është në mesin e kandidateve për të ndarë drejtësinë në Kupën e Botës 2025 për femra në futsall.
Kallaba ka një karriere të bujshme si gjyqtare e futsallit në Kosovë dhe në kampionate të rëndësishme evropiane të futsallit.
E për këtë sfidë të re, Kallaba u shpreh tejet e lumtur dhe e gatshme.
“Është krenari dhe nder i madh që të jem një nga gjyqtaret kandidate për të marrë pjesë në Kupën e Botës në futsall për femra që do të mbahet për herë të parë nga FIFA”, tha Kallaba.
Ky hap i rëndësishëm për gjyqtaren Kallaba shënon suksesin e radhës për gjyqtarët kosovarë të futsallit.






