Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë në Kupën e Botës në futsall

nga B G27 nëntor 2025
Gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë në Kupën e Botës në futsall

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka hyrë në histori në Kupën e Botës në futsall për femra, që po zhvillohet në Filipine. Ajo u paraqit për herë të parë në këtë kompeticion dhe u bë gjyqtarja e parë nga Kosova që ndan drejtësinë në një event të këtij niveli.

Në ndeshjen Panama – Iran, e cila përfundoi 2:6, Kallaba ishte gjyqtare kryesore dhe zhvilloi një performancë të shkëlqyer, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në një skenë të madhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e saj vlerësohet si një arritje e madhe për sektorin e gjyqtarëve në vend, por edhe për FFK-në, ndërsa shërben si motivim i fuqishëm për vajzat dhe gratë që synojnë karrierë në futsall dhe futboll.

ETIKETA:#Sport#Lajme
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
LAJMI TJETËR →
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Më të fundit

Të gjitha →