Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Hungarisë

nga Venera Grabanica5 shtator 2021


Shqipëria dhe Hungaria do të ballafaqohen sonte në ndeshjen e rrethit të pestë në Grupin I të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Hungaria ka vetëm një pikë më shumë se Shqipëria në këtë grup me shtatë sosh dhe pozicionohet në vendin e tretë, derisa kuqezinjtë renditen në vendin e katër me gjashtë pikë.
Trajneri i Shqipërisë Edi Reja nuk i ka në dispozicion Hysajn, Baren dhe Rey Manajn për shkak të kartonëve.
Në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Shqipëria ka dy fitore dhe dy humbje, kurse Hungaria dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndeshja do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 18:00 derisa të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →