Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Polonisë

nga B.K2 shtator 2021


Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja kualifikuese e fazës së grupeve mes Polonisë dhe Shqipërisë, takim ky i Grupit I.
Shqipëria dhe Polonia gjenden në Grupin I të Kampionatit Botëror “Katar 2022” së bashku me kombëtaret si ajo e Anglisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marinon.
Sa i përket renditjes tabelare të Grupit I, në vend të parë gjendet Anglia me nëntë pikë, e ndjekur nga Hungaria në vend të dytë me shtatë pikë.
Shqipëria zë vendin e tretë në tabelë me gjashtë pikë, dy më shumë se Polonia në vend të katërt, kurse Andorra dhe San Marino gjenden në pozitat pesë dhe gjashtë me zero pikë.
Tanimë, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja ka publikuar formacionin me të cilin do ta fillojë këtë ndeshje dhe atë e gjeni më poshtë.
Shqipëria (3-5-2): Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Abrashi, Bare, Gjasula, Hysaj, Trashi; Manaj, Cikalleshi.
20:45 Polonia – Shqipëria (Stadiumi National).

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →