RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Foshnja 7 muajshe e braktisur në Kosovë kthehet në Bullgari

nga B G22 korrik 2022

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë e Ndihmës Sociale, kanë kthyer në Bullgari një vajzë bullgare 7 muajshe, të braktisur në Kosovë nga nëna e saj që në lindje. Që atëherë, foshnja është rritur në një familje kujdestare kosovare.
Foshnja u transportua nga punonjësit socialë dhe me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare A21. Ajo do të vendoset në një familje kujdestare dhe do të përfshihet në një procedurë birësimi, njofton medium bullgar Novinite.com
Tutje ky medium raporton se për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, ekspertët e PKSSH-së po punojnë në 34 raste të natyrës ndërkombëtare, ku përfshihen 47 fëmijë , 5 prej të cilëve kanë të bëjnë me fëmijë viktima të trafikimit dhe kthimin e gjashtë fëmijëve në Bullgari./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →