Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Franca mbron Britaninë pas akuzave të Rusisë

nga Xh.D30 tetor 2022

Moska ka akuzuar marinën e Britanisë së Madhe për përfshirje në shpërthimet përgjatë tubacioneve të gazit Nord Stream.
Këto akuza janë mohuar fuqishëm nga Britania e Madhe, për të cilat tha se ishin një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga lufta e Rusisë për të bërë përparim në Ukrainë.
Tani, Franca ka ndërhyrë për të mbrojtur Britaninë – ku thotë se pretendimet e tilla janë pjesë e strategjisë së Moskës për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e saj e vetme në luftën e agresionit që po kryen kundër Ukrainës.
Shpërthimet muajin e kaluar thuhet se kanë dëmtuar tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, të cilat përdorën për të transportuar gazin rus në Evropë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →