Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

FSK në kërkim të personit që është hedhur nga ura e Fshajt

nga Kaltrina Berila27 janar 2021

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për 47 vjeçarin që dyshohet se është hedhur nga ura e Fshajt dy ditë më parë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për portalin rtv21.tv ka thënë se njësiti i kërkim-shpetimit i FSK-së ka dalë në vend të ngjarjes tek Ura e Fshajt në fshatin Xërxë. Sipas tij 10 pjesëtarë të FSK -së të specializuar janë angazhuar në gjetjen e trupit të zhdukur në lumin Drini i Bardhë.

Xhurkaj ka njoftuar se të njëjtit kanë vendosur një tend afer Seperacionit “Vllezrit Morina”, në ketë opercion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues të staconit policor Rahovc.

Kërkimet ishin ndërpre dje pasdite për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →