Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vazhdon kërkimi i 47-vjeçarit që është hedhur nga Ura e Fshajt

nga B.K28 janar 2021

Edhe sot po vazhdon operacioni i kërkimit të 47-vjeçarit që dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajt.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit i cili është parë të hidhet nga Ura e Fshajt në Gjakovë.

Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. “Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar”, thuhet në njoftimin  e FSK-së.

Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura të hënën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →