RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Gara të kundërligjshme në Mitrovicë, policia ndëshkon kundërvajtësit

nga RTV21 Portal28 maj 2024
​Gara të kundërligjshme në Mitrovicë, policia ndëshkon kundërvajtësit

Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga policia, bëhet e ditur se kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →