RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia ndëshkon dy kundërvajtës për gara të të kundërligjshme në Vushtrri

nga RTV21 Portal28 qershor 2024
Policia ndëshkon dy kundërvajtës për gara të të kundërligjshme në Vushtrri

Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy kundërvajtës për gara të të kundërligjshme në trafikun rrugor, në Vushtrri.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi ku thuhet se Stacioni Policor Vushtrri në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

“Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, zonë e banuar, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor, ka shkurar Policia e Kosovës në “Facebook”.

Tutje bëhet e ditur se njërit kundërvajtës i është shqiptuar gjoba 500 euro, pikë negative dhe masë mbriotjtëse, ndërsa kundërvajtësit të dytë i është shqiptuar gjoba për gjykatë.

“Kundërvajtësit të parë i është shqiptuar gjobat prej katërqind (500) euro, katër (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh, ndërsa kundërvajtësit të dytë pasi që nuk ka poseduar patentë shofer i është shqiptuar gjoba për gjykatë”, përfundon njoftimi./21Media

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →