Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gënjeu në Polici se i ka humbur pasaporta, arrestohet i dyshuari

nga B.K3 dhjetor 2021


Të mërkurën në Vushtrri është arrestuar një person i cili dyshohet se gënjeu në Polici se i ka humbur pasaporta.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ka raportuar se para dy muajve i kishte humbur pasaporta. Tutje bëhet e ditur se pas verifikimit ka rezultuar se me datë 31.08.2021 të dyshuarit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” i është konfiskuar pasaporta për shkak të falsifikimit të një leje qëndrimi të huaj.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →