Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës

nga Venera Grabanica5 dhjetor 2023
Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje që Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë në Këshill të Evropës.

Këtë Gërvalla e bëri gjatë takimit që e pati sot me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Takim produktiv me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Diskutuam për përparimin e Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kam cekur nevojën për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës, dhe kam përmendur përfitimet e drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Gërvalla në “X”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →