Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

nga B G1 tetor 2024
Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë në në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, njofton MPJD.

“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në këtë takim Ministrja Gërvalla do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →